E martë, 26 Nëntor, 2024

Iran, 16-vjeçarja vdes pas rrahjes, nuk pranoi të këndonte himnin pro regjimit

Një nxënëse iraniane 16-vjeçare, Asra Panahi vdiq pas një rrahjeje nga forcat iraniane të sigurisë, sepse ajo së bashku me shokët e tjerë të klasës, refuzoi të këndonte një himn kushtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Ngjarja u raportua në Telegram nga Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve Iranianë, sipas të cilit vajza minorene u transferuan në spital pas rrahjes, në shkollën e Ardabilit, në veriperëndim të vendit, pas një kontrolli nga forcat e sigurisë, që më pas i detyruan të këndojnë një himn kushtuar Khameneit.

Sipas sindikatës, vajza vdiq si pasojë e rrahjes, ndërsa në një intervistë të transmetuar nga një kanal televiziv pranë Rojave të Revolucionit, një burrë i identifikuar si xhaxhai i Asras tha se ”mbesa ime humbi jetën nga një defekt i lindur në zemër”.

Sindikata denoncoi “sjelljen brutale të forcave të sigurisë që javën e kaluar kryen bastisje në shkolla të ndryshme në vend pasi studentët u filmuan pa shami ose duke brohoritur parulla kundër Khameneit”.

Protestat vazhdojnë që prej shumë se një muaji, që kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pas arrestimit nga policia për shkak se ajo nuk mbante shaminë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit