E diel, 24 Nëntor, 2024

Kujdes konfliktet në punë, mendohuni mirë për çdo veprim. Horoskopi për datën 18 Tetor 2022

DASHI – Kjo është kohë interesante për marrëdhëniet që po përjetoni. Nga java e ardhshme disa situata do të jenë më të qarta. Për sa i përket punës, do të ketë diskutime por ditët e fundit të tetorit do të jenë shumë interesante.

DEMI – Sipas horoskopit të Paolo Fox, tani duhet pak vëmendje, Hëna disonante do të sjellë tensione të vogla. Sa i përket punës, është mirë të shmangen konfliktet qofshin ata me kolegë apo shefa.

BINJAKËT – Në orët në vijim do të keni një Hënë të favorshme dhe gjithashtu Venusi do të jetë në anën tuaj, ndërsa një pasion mund të ketë lindur së fundmi. Ekziston një dëshirë e matur për të ndryshuar në nivel profesional.

GAFORRJA – Të dashur Gaforre, është e rëndësishme të kalibroni fjalët tuaja. Nëse kujdeseni shumë për një person, shtyni diskutimet për disa orë. Për sa i përket punës, keni kohë që përpiqeni të riktheheni në lojë, por nuk është e lehtë.

LUANI – Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna është pikërisht në shenjën tuaj, mund të mbështeteni në një ngarkesë të mirë energjie në këtë periudhë. Ata që po mendojnë të gjejnë një punë të re do të mund të arrijnë rezultate të rëndësishme këtë periudhë të vitit.

VIRGJIRËSHA – Kur yjet janë kaq të ngutshëm, duhet të eliminoni çdo lloj trashëgimie të gabuar. Nëse ka një person që ju intereson, rrini me të. Në punë do jeni shumë më të qëndrueshëm dhe pozitivë.

PESHORJA – Në fund të kësaj jave mund të arrini një kënaqësi të madhe ose të keni takime të veçanta nëse dëshironi. Një ditë e mirë edhe për takime pune. Guxim!

AKREPI – Sipas horoskopit të Paolo Fox, situata mbetet e rëndë për marrëdhëniet tuaja në përgjithësi, prandaj mos u kushtoni vëmendje shumë fjalëve. Kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme! Sa i përket punës, është e mundur të rishikoni ose rinisni një projekt.

SHIGJETARI – Emocionet janë të mira këtë periudhë të vitit. Mund të keni takime të rëndësishme në dashuri. Gjithashtu do të përmirësoni situatën në punë. Me pak fjalë, ditë e shkëlqyer për ju.

BRICJAPI – Pasditja do jetë më e mirë se mëngjesi, Afërdita do të ndihmojë dashuritë e reja vetëm nga fundi i muajit. Për sa i përket punës, nëse ju ofrohet të realizoni projekte, veproni. Kjo është koha më e mirë.

UJORI – Sipas horoskopit të Paolo Fox, në orët në vijim do të jetë e dobishme të shmangni diskutimet dhe komplikimet, nëse jeni ju që duhet t’i jepni përgjigje partnerit tuaj. Ndoshta është më mirë ta shtyni këtë moment. Për sa i përket punës, në orët në vijim do të ketë shumë lodhje dhe do t’ju duhet të mbani nën kontroll situatat që do të krijohen.

PESHQIT – Kur jeni të interesuar për një person, me të drejtë bëheni kritikë sepse doni ta provoni sa shkon muhabeti, por nuk duhet të prisni shumë nga të tjerët… Në fund të këtij muaji do të duhet të  gjeni një zgjidhje ose të bëni një gjë të rëndësishme, edhe një zgjedhje në lidhje me punën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit