Mediat greke kanë ngritur alarmin për një luftë të mundshme me Turqinë. Një prej këtyre mediave shkruan se Turqia po zhvillon raketa hipersonike, një gjeneratë e re raketash që janë praktikisht të pamundura për t’u kapur.
“Thashethemet e reja që ndoshta duhet të shqetësojnë shumë palën greke janë se turqit po zhvillojnë raketa hipersonike”, citohet në shkrim.
Këto dyshime u forcuan dhe nga një intervistë e Serdar Demirel, nënkryetar i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, i cili tha se duhet të jemi gati për luftë dhe duhet të kemi armët për të bërë një surprizë” .
Specialistët besojnë se kjo deklaratë fsheh diçka veçanërisht të rëndësishme pas saj, me shumë gjasa zhvillimin e një rakete teknologjie supersonike. Vetëm SHBA, Kina dhe Rusia kanë aktualisht një teknologji të tillë .
Raketat hipersonike janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar dhe për t’u kapur nga pothuajse të gjitha sistemet ekzistuese antiraketë./btvnews.al