E martë, 26 Nëntor, 2024

PD hap garën e primareve, Berisha: Mirëpriten të gjitha kandidaturat.

Në mbledhjen e zhvilluar nga PD ku temë e ditës ishin primaret dhe hapjen e garës për zhvillimin e tyre.

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se partia demokratike është forca politike më e hapur dhe i mikëpret të gjitha kanditaturat.

Deklara e Berishës  

Jemi mbledhur për miratimin e modalitetit që ka të bëjë me pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet vendore 2023 dhe hapjen e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e Partisë Demokratike.

Mbledhja është e një rëndësie të veçantë. Ne vazhdojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së Partisë Demokratike në një forcë politike më demokratike, më të hapur. Që vendimmarrjen kryesore ia beson kryesisë dhe simpatizantëve të saj të cilët kanë investim të madh në këtë parti.

Do të jenë ata që do përcaktojnë qytetarët e parë dhe këshilltarët e tyre parlamentarë dhe lokalë. Mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi.
Veçanërisht zbatimi i kësaj praktike merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin anti demokratik që mbahet edhe është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e cila faktikisht është pothuajse e përjashtuar tërësisht. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit