E hënë, 25 Nëntor, 2024

Përplasje Turqi-Greqi/ 92 emigrantë u gjetën të zhveshur e të dhunuar në kufi, Ankaraja kërkon shkarkimin e ministrit grek të Emigracionit

Turqia ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Emigracionit Noti Mitarakis, pas situatës me emigrantët të gjetur në kufi.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Jashtme turke, thotë se Greqia po përpiqet të manipulojë, duke përdorur foto të emigrantëve të zhveshur, pasi sipas autoriteteve turke nuk ka diçka të tillë.

“Ne theksojmë se ministri grek i Migracionit dhe Azilit është ende në detyrë dhe vijon akuzat e pabaza ndaj vendit tonë , ndërsa Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX është liruar nga detyra gjatë hetimeve dhe mbikëqyrjeve të pushtimeve. Është e papranueshme dhe e lëmë në diskrecionin e opinionit publik”, thotë Ministria e Punëve të Brendshme turke.

Autoriteet greke bëjnë me dije se ky reagim i Turqisë erdhi vetëm 24 orë pas protestës ndërkombëtare për 92 emigrantët të cilët u gjetën lakuriq dhe të rrahur në Evros dhe që u shpëtuan nga autoritetet greke.

Nga ana e tij, Mitarakis theksoi më herët: “një episod tjetër i trishtuar është “shkruar” në Evros , me Turqinë në rolin kryesor, duke përdorur sërish emigrantë, këtë herë 92 persona, të cilët u gjetën lakuriq dhe të plagosur në Evros”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit