Kryeministri, Edi Rama në një komunikim për mediat është shprehur se nuk mund të furnizojë me mjekë në Gjermani, diplomën e mjekut nuk do ta japin pasi te marojë shkollën pasi financimi duhet bërë aty ku shoqeria merr me shumë.
“Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermani. Paguajmë ne i bëjmë gati dhe i merr gjermani. Nuk mund të vazhdojë kështu. Ne nuk kemi mungesë për mjekë, por Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Nuk do presim të shkojmë në atë stad. Diplomën e mjekut nuk do ta japin sa të mbarosh shkollën, do ti kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj mund të shkosh ku të duash. Do të kërkojmë të na e kthejnë investimin. Duan ti marrin në Gjermani, ti marrin, por duhet të na e kthejnë investimin,. Nuk mund të BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. S’mund të vijojë mediokriteti për të mbajtur ca njerëz me rroga në punë. Lëvizni, bëhuni pjesë e mesatares së lartë dhe bëhuni diçka tjetër”, tha ai.