E premte, 1 Nëntor, 2024

Shpërndanin lëndë narkotike, 5 persona bien në pranga të policisë së shtetit.

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Supplier 5”.

Si pasojë e këtij operacioni kanë rëne në pranga 5 persona, ku jane proceduar dy shtetas për moskallezim krimi, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në flagrancë, shtetasi- S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 5”.

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre.
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Supplier 5”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;

– N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;

– K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar;

– L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit