Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në nje deklarate per mediat tha se bojkoti i mësimit në universitete do të shtrihet përgjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10.
Kovaçi pohoi se pedagogë dhe studentë do të mblidhen duke nisur nga ora 10 para Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komitetit. T’i të thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Ranikimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga universiteti që të financojnë.”, tha Kovaçi.