E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Topi i Artë” më i bukur, Benzema shkëlqen përkrah Ozuna, vëmendjen e marrin edhe byzylykët me vlerë marramendëse

Karim Benzema kthehet në Madrid me trofeun e “Topit të Artë” në duar, duke kurorëzuar kulmin e karrierës së tij. Në moshën 34-vjeçare, Benzema po shkëlqen jo vetëm në fushë, por edhe në jetën private.

Në mbrëmjen gala, Benzema shoqërohej nga të gjithë familjarët e tij, e pranishme ishte edhe ish bashkëshortja së bashku me djalin e tij. Një vëmendje të veçantë mori edhe e dashura e tij e re, bukuroshja Jordan Ozuna.

Modelja amerikane, dikur një kameriere, ndau disa momente të veçantë gjatë kthimit në Madrid, ku spikaste jo vetëm “Topi i Artë”, por dhe dy byzylyk identik, në dorën e saj dhe të Benzemas.

Sipas Daily Mail, vlera e vetëm njërit prej tyre shkon në 30,700 paund. Pas një periudhë të gjatë, duke u përpjekur të qëndrojnë larg mediave, çifti kanë vendosur të bëjnë publike lidhjen e tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit