Vreshtaria ka qenë këtë vit sektori me më shumë prodhimtari në vendin tonë dhe problemi vijon të mbetet i njëjtë, mungesa e tregut. Mehmet Hidri tregon se vitet e kaluara ka gjetur treg për prodhimin e tij.
Ai shprehet se ka të kultivuar afro 1 hektar rrush, ku më shumë se gjysma është ky varietet vendi “Rrush Cëruje”. Mehmeti thotë se ja kanë kërkuar tja blejnë rrushin me një çmim 40 lekë për kilogram por ky çmim nuk i mbulon as kostot.
Fermeri Hidri shprehet se zgjidhja e vetme për prodhimet e zonës është ndërtimi i një ambIenti frigoriferik në mënyrë që fermerët të mos ju shkojë prodhimi kot.
“Rrushi i Cërujës” përdoret kryesisht për prodhimin e verës së bardhë me një cilësi tepër të lartë. Ndryshe nga varietetet e tjera, ky rrush nuk ka nevojë për asnjë lloj pesticidi, duke qenë se është autokton i zonës së Matit./btvnews.al