E diel, 24 Nëntor, 2024

Albin Kurti do të takohet të premten me liderët e opozitës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me liderët e opozitës ditën e premte.

Sipas raportohet nga mediat në Kosovë, takimi vjen në një kohë që Kosova është vizituar nga i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Mësohet se takimi do të zhvillohet të premten në orën 12:00, por ende nuk dihet nëse të gjithë liderët e opozitës do të marrin pjesë në takim apo jo.

Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka pranuar ftesën e kryeministrin, Albin Kurti, për takim të përbashkët me liderët opozitarë. Por në një reagim publik nga PDK bëhet me dije se ende s’ka përgjigje për këtë takim pa e ditur fillimisht agjendën.

Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Ndërkohë kreu i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar që të jetë pjesë e takimit. Ndërsa nga partitë e tjera ende s’ka reagim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit