Një aksiden rrugor është shënuar sot në mesditë para komisariatit të policisë në qytetin e Bulqizës.
Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën ku për fat të mirë janë shënuar vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se vendi i aksidentit është në një zonë të mbi populluar pasi aty pranë është gjimnazi i qytetit “Gjimnazi Arbëria”.
Lëvizja e makinave me shpejtësi në këtë segment është kthyer në problem pasi rruga është e mbipopulluar nga nxënësit.
Policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të aksidentit.