Një grua me origjinë shqiptare është arrestuar këtë të mërkurë nga autoritetet në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave vendasë bëhet me dije se shqiptarja 31-vjeçare dyshohet se është pjesë e badnave që transportojnë emigrant të paligjshëm me gomone nga Franca për në Angli.
Shqiptarja u prangos në Oxfordshire, nga Agjencia Kombëtarë e Krimit dhe tashmë është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje.
Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve tha se “ky është një hetim proaktiv në përgjigje të inteligjencës se grupet shqiptare të krimit të organizuar po vepronin si ndërmjetës, duke kërkuar të lehtësonin migrimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë duke përdorur rrjetet e vendosura të transportit”.
Sipas tij trafinaktët kujdesen vetëm për paratë, nuk kujdesen për sigurinë e emigrantëve. Më tej mësohet se po vijon operacioni për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme./btvnews.al