Një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Durrës. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës.
I riu me iniciale E.Xh. është është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Sipas bluve të Durrësit paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar n jë grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al