E premte, 22 Nëntor, 2024

“Mjekët thanë se kisha vetëm 2% mundësi për të jetuar”, aktori rrëfen se ka qenë 5 muaj në koma

Një nga aktorët kryesor të serialit “Friends” nuk ka kaluar një lehtë dhe aq të lehtë. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori Mattheë Perry, i cili interpretonte personazhin Chandler Bing.

Në një intervistë ai ka thënë sae ka vujtuar pasojat e varësisë ndaj qetësuesve. Për revistën “People”, 53-vjeçari ka rrëfyer gjithçka, duke theksuar se falënderon Zotin që është ende gjallë.

Mattheë Perry tregon se ishte pranë vdekjes rreth katër vite më parë. Në atë kohë u raportua se aktori vuante nga një perforim gastrointestinal, por në realitet ai kaloi javë të tëra duke luftuar për jetën pasi i shpërtheu zorra e trashë nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Ai kaloi dy javë në koma dhe 5 muaj në spital.

Mjekët i thanë familjes se kisha 2% mundësi për të jetuar”, kujton aktori. Kjo ndodhi si pasojë e varësive që e detyruan Perryn që të hynte në rehabilitim plot 15 herë dhe t’i nënshtrohej 14 operacioneve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit