Bulqiza shumë shpejt do të ketë një mjedis të ri sportiv. Fusha e basketbollit dhe vojebollit po ndërtohet në Gjimnazin Arbëria.
Ky lajm është bërë publik nga kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla në një postim në mediat sociale. Sipas tij ky ambient sportive “do të jetë një mjedis i shkëlqyer sportiv për të rinjtë e qytetit”.
Ndërtimi i fushave po shkon drejt përfundimit, si një mundësi më shumë për të pasuruar jetën sociale të qytetarëve tanë./btvnews.al