Pesë prodhues vendas të birrës i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ministrave të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalësi mosheqjen e taksimit të diferencuar për këtë produkt.
Me paketën e re fiskale është propozuar që të unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.
Prodhuesit vendas të birrës ngrenë shqetësimin se ndryshimet jo vetëm godasin strategjitë e tyre për zhvillimin e bizneseve, por janë në kundërshtim me vendet e BE-së që kanë në zbatim akcizën e diferencuar në mbrojtje të prodhuesve të vegjël.
Prodhuesit pohojnë se unifikimi i akcizës do të favorizojë shitjen e birrave të importit, pasi nga ana fiskale vendosen në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha të importit, që kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta. Për rrjedhojë prodhimi vendas do të humbë konkurrueshmërinë e çmimeve të ulëta, duke rrezikuar falimentimin.
Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit sipas prodhuesve kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset e birrës me pasoja për ekonominë dhe punësimin.
Letra
Ju drejtohemi ne cilësinë e përfaqësuesve të disa prej kompanive prodhuese te birrës në vendin tonë të cilat prej vitesh e kane ndërtuar strategjinë e tyre te biznesit bazuar në legjislacionin në fuqi në fushën e taksimit te produkteve alkoolike.
Jemi njohur me paketën e re fiskale te vitit 2023 ku me keqardhje konstatojmë që në mënyrë të nxituar, të pa studiuar dhe në dëm të politikes 15 vjeçare të adaptuar në përputhje me legjislacionin dhe praktikat e vendeve te Bashkimit Europian, është propozuar heqja e taksimit të diferencuar për produktin birrë, sipas sasive të prodhimit mbi dhe nën 200,000 HL në vit.
Kjo praktike buron nga Direktiva 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës se taksimit me akcizë të pijeve alkoolike (COUNCIL DIRECTIVE 92/83/EEC of 19 October 1992 on the harmonization of the structures of excise duties on alcohol and alcoholic beverages: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:31992L0083&from=EN
Shumica e shteteve të BE aplikojnë akcizë të diferencuar për prodhues nën 200 mijë hektolitra të reduktuar deri në rreth 50% të nivelit të taksimit bazë.
Neni 4 i Direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar të parashikuar në Ligjin 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 te Komisionit Evropian:
“Article 4 1 . Member States may apply reduced rates of duty, ëhich may be differentiated in açordance ëith the annual production of the breëeries concerned, to beer breëed by independent small breëeries ëithin the folloëing limits : — the reduced rates shall not be applied to undertakings producing more than 200 000 hi of beer per year, — the reduced rates, ëhich may fall beloë the minimum rate, shall not be set more than 50 % beloë the standard national rate of excise duty”.
Ne mënyrë te përmbledhur ju sjellim ne vëmendje argumentet përse masa e propozuar nuk duhet të miratohet:
Heqja e diferencimit do të ishte në kundërshtim me politikat e taksimit në Bashkimin Evropian ku duam të jemi vend anëtar. Niveli i Akcizës sipas direktive se BE është 0,03 Euro për 1 shishe 330 ml për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 Euro për litër për ata nën 200 mijë HL: https://taxfoundation.org/beer-taxes-in-europe-2022/
Ndërkohë ne Shqipëri paguajmë 3 herë më shumë se niveli bazë i parashikuar në direktivën 92/83/EEC:
Prodhuesit nën 200 mijë HL 0,05 Euro (5.94 Lekë) për shishe 330 mililitra
Prodhuesit mbi 200 mijë HL 0.1 Euro (11.7 Lekë) për shishe 330 mililitra
Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset tona që do të sillte pasoja për ekonominë dhe punësimin.
Sa i takon lëndëve të para na duhet të theksojmë se jemi në kushtet që jo vetëm nuk mund të përzgjedhim se ku të marrim lëndët e para për të ruajtur karakteristikat individuale të produkteve tona, por tashmë jemi në kushtet kur kemi shtruar pyetjen: A do të mund të arrijmë të furnizohemi? Një gjë e tillë na ka venë në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha prodhuese të cilat kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta se ato që mund të marrim ne.
Turizmi si degë strategjike e ekonomisë ku janë orientuar dhe investime të mëdha në infrastrukturë nuk do të kishte me elementin prodhim vendas që është shumë atraktiv për të huajt që vizitojnë vendin.
Përveç akcizës më të lartë për birrën se shumë vende të BE-së në Shqipëri rëndon edhe kostoja e vendosjes së pullave gjë që nuk ekziston ne asnjë vend të botës me një kosto rreth 0,022 Euro për shishe. E thënë ndryshe aq sa paguajnë akcizë në Gjermani etj ne paguajmë “pullën që ruan akcizën”. Në kushtet e Shqipërisë paguhet 20% e vlerës se akcizës për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe 50% për prodhuesit nën 200 mijë HL.
Referuar sa me sipër jemi të gatshëm te bëhemi pjesë e konsultimeve për të shmangur këtë deformim shumë të madh që fatmirësisht është në fazë konsultimi.
SHOQËRITË E PRODHUESVE TË BIRRËS
ALFA SHA STEFANI&CO SHA BIRRA KORÇA SHPK BIRRA TIRANA SHA TEA SHPK
/MONITOR