E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rama sulmon kreun e Sindikatës së Pedagogëve: Ka qenë ‘shiks’ i kohës së zezë të 97-ës

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot kreun e Sindikastës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, të cilin e quan shiks të kohës së zezë të 1997.

Në një postim në rrjetin social Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte.

Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.

Më herët Kovaçi në një intervistë u shpreh se e ka për nder që ka punuar në SHIK-un e dikurshëm.

Ai tha se ka kontriubuar në atë institucion “për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit