E enjte, 28 Nëntor, 2024

Sara Hoxha flet për jetën personale/ Nga planet për një fëmijë të dytë dhe deri tek xhelozia për Ledri Vulën: Njeri jam dhe unë…

Blogerja e njohur, Sara Hoxha është konkurente në spektaklin “Dancing With The Stars”, tashmë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme ka qenë e ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” ku ka folur më shumë për jetën e saj personale dhe marrëdhenien e saj me Ledri Vulën.

Lidhur me këtë të fundit Sara është shprehur se ka deshirë të ketë edhe një femijë tjetër dhe ajo të jetë vajzë pasi vetë nuk ka një motër dhe do të donte shumë që Poem Blu ta kishte një.

“Unë kam shumë dëshirë ti bëj edhe një motër Poem Blu-së, unë kam vëlla dhe e dua shumë por mendoj se duhet patjetër edhe një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-u shpreh Sara.

Në lidhje me partnerin e saj, Sara tha se nuk është xheloze në përgjithësi dhe përpiqet të mos e bezdisë në punën e tij, por sigurisht që ka raste kur ajo tregon shenja xhelozie.

Ledri nuk ka pasur ndonjë reagim. Ai për çdo gjë që bëj thotë shumë mirë shumë bukur, por unë e kam problemin me veten. Për Ledrin nuk jam xheloze, jam kur duhet se njeri jam edhe unë por nuk e bezdis.”- tha Sara.

Ndërsa përsa i përket partnerit në kërcim Sara u shpreh se ai i ka takuar të gjitë familjarët e saj:

“Xhixhi përveç se është një profesionist, është edhe njeri shumë i mirë. I ka takuar të gjithë familjarët e mi dhe kalojmë shumë mirë bashkë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit