E enjte, 28 Nëntor, 2024

Sindikata e pedagogëve: Nesër protestë kombëtare, në formën e bojkotit total…

Sindikata e pedagogëve përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.

Mësohet se nesër është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare.

Sipas njoftimit të bërë nga Sindikata, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik dhe do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike te vendit.

REPUBLIKA E SHQIPERISE SINDIKATA E PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHQIPERISE (SPUSH)

DEKLARATA

Te dashur kolege te IAL-ve publike.

Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.
Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.
Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.
Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.

Misioni yne akademik vazhdon!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit