Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 5 deri 23°C, në zonat e ulëta 5 deri 27°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 26°C./btvnews.al