E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Bujqësia në situatë të vështirë, fermerët me sytë nga shteti për subvencione

Banorët e zonave rurale hezitojnë t’i përkushtohen bujqësisë, pasi janë zhgënjyer gjatë këtyre 30 viteve. Një ndër ta është edhe Kapllan Dardha nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos.

Kapllani tregon se dikur ka kultivuar disa lloje frutash, por teksa ka parë që prodhimi nuk i shitej, ai i ka prerë.

Sipas tij, bujqësia pa ndihmën e shtetit qoftë me subvencione apo sigurim tregu shitje, është e mbaruar pasi fermeri nuk fiton asgjë.

Situata është vështirësuar vitet e fundit akoma më shumë me rritjen e çmimeve të punimit të tokës, të farërave, plehrave kimike etj.

Po ashtu, sipas tij një tjetër problem mbeten edhe subvencionet të cilat nuk janë motivuese për të gjithë ata që jetojnë në fshat apo që kanë tokë bujqësore në pronësi. Nga ana tjetër, Kapllan Dardha shprehet se në këto 30 vite, fermerët janë mbajtur me premtime boshe nga politika./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit