Problemi i ujit të pijshëm në fshatin Strikçan të Njësisë Zerqan në Bashkinë Bulqizë ka marrë fund. Bashkia e Bulqizës nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve ka bërë që të ndërtohet rrjeti i ujit të pijshëm në këtë fshat.
Punonjësit e kësaj ndërmarrje janë në process të vendosjes së matësave në mënyrë që banorët të jenë të informuar për ujin që harxhojnë.
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Halil Jakimi tha se 110 familjet e Strikçanit nuk do të kenë më në vazhdim mungesë të ujit të pijshëm pasi për pak ditë ata do të kenë ujë në çesmat e tyre.
Nga ana tjetër, Jakimi u shpreh se puna do të vijojë edhe në ujësjellësat ekzistues të njësive të tjera administrative. Sipas tij, para stinës së dimrit do të bëhet riparimi i të gjitha defekteve që janë hasur në ujësjellësat e njësive Ostren, Shupenzë etj.
Banorët shpresojnë që ky ujësjellës të mirëmbahet nga ana e ujësjellësit sidomos gjatë stinës së dimrit kur temperaturat shkojnë disa gradë nën zero./btvnews.al