Sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në gjendje të stërvitet me Manchester United. Në një njoftim zyrtar nga vetë Manchester United bëhet me dije se Ronaldo është pezulluar nga trajneri.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune në Premier League kundër Chelsea. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
Ky vendim i skuadrës vjen pasi Ronaldo nuk pranoi që futej në lojë në minutën e 87 dhe u largua për në dhomat e zhveshjeve e më pas u largua nga stadiumi.
Këtë ndeshje United arriti që ta fitonte me rezultatin 2 me 0./btvnews.al