Ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar ministres së energjisë Belinda Balluku, duke i thënë “harroje Skavicën”.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se “kur të mbysësh ti Dibrën do të zgjohen Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri”.
Sali Berisha: “Dy fjalë për ato që tha zonja që s’ka sy të shohë, e veshë të dëgjojë, ia kanë zënë hanjie. Ato që janë bërë nga qeveria para jush janë epokale. Harroje Skavicën, kur të mbysësh ti Dibrën do të zgjohen Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë s’ke për ta mbyt Dibrën ti.”