Personi që shihni në foto është Lumturi Zeqja, 27-vjeç nga Maqellara e Dibrës.
Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është zënë me një person ende të paidentifikuar, pranë një metroje në kryeqytetin britanik.
Sipas mediave britanike, pamjet shokuese tregojnë miqtë e të riut që i luten të mos vdesë dhe të vazhdojë të marrë frymë, ndërsa Lumturi Zeqja qëndron i shtrirë pa shenja jetë para një bari, ndërkohë që mjekët tentojnë ta mbajnë në jetë.
Ai vdiq tragjikisht në vendin e ngjarjes. Një 20-vjeçar gjithashtu është filmuar duke marrë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital.
Policia angleze po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al