Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ka keqtrajtuar gruan e tij në prani të fëmijëve.
Sipas mediave vendase, bëhet me dije njoftimi është bërë nga disa kalimtarë, pasi kanë parë shqiptarin që ishte duke dhunuar gruan e tij në makinë. Po ashtu mësohet se para të niste dhunën ndaj bashkëshortes 42-vjeçari kishte përplasur makinën me një shtyllë dhe brenda saj ishin dhe fëmijët.
Viktima ka treguar në polici se dhuna nga bashkëshorti i saj ishte e vazhdueshme, pasi ai kohët e fundit konsumonte shumë alkool.
Ajo ka rrrëfyer se i shoqi e kishte goditur me shuplakë dhe i kishte tërhequr flokët. Madje, shqiptari kërcënuar edhe karabinierët.
Tashmë 42-vjeçari është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe rezistencë ndaj policisë./btvnews.al