E premte, 22 Nëntor, 2024

Kishte marrë urdhër dëbimi, policia në Itali arreston 36-vjeçarin shqiptar: U kap me kokainë dhe…

Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë Italiane pasi tentuan të organizonin lojëra fati në mënyrë ilegale në Perugia të Italisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se njërit prej të arrestuarve iu gjet edhe një dozë kokainë. Më tej bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 36, 33 dhe 19 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Po ashtu mësohet se nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 36-vjeçari kishte marrë më herët një urdhër dëbimi nga policia më 2 nëntor, ndërsa raportohet se ishte po ky person që kishte dhe kokainën.

36-vjeçari u vu në dispozicion të Zyrës së Emigracionit për të vazhduar më dëbimin e tij nga Italia përfundimisht./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit