E martë, 26 Nëntor, 2024

Kurti ftoi në takim partitë e opozitës, LDK: Nuk shkojmë, për dialogun të raportojë në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim me partitë e opozitës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.

Në një reagim të zëdhënëses politike të LDK-së, Sibel Halimi, bëhet me dije se kjo parti nuk do të dërgojë përfaqësues në takimin me Kurtin dhe se kërkojnë prej tij të raportojë vetëm në kuvend.

Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saj. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak. Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri Kurti, ndërsa nga Partia Demokratike kanë thënë se janë në pritje të agjendës së plotë të takimin, e pastaj do të përgjigjen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit