E enjte, 21 Nëntor, 2024

“Paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin”, Berisha mbron pedagogët e sulmon qeverinë: Ja kërcasin biftekut 1 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve. Në fjalën e tij Berisha ka sulmuar Ramës duke u dal në mbrojtje profesorëve në universitete.

Më keni dëgjuar të përmend Gjiknurin se ka shërbyer 2 vite në SHISH? Po ato unë ia quaj meritë dhe për punën që mund të ketë bërë në fshehtë.  Ky ka 3 ditë që ju thotë se Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij. Një njeri sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë”, tha kreu i PD, duke mbrojtur Kovaçin pas sulmeve të Ramës.

Më tej hodhi akuza kundër qeverisë për shpenzime luksi dhe kërkoi që të plotësohen kërkesat e pedagogëve.

Këta që kam pas, ja kërcasin biftekut 1 mijë euro. Marrin helikopterin taksi 15 mijë euro deri në Dibër. Marrin avionin taksi, 300 mijë euro për Nju Jork. Shkojnë dhe bëjnë fundjavë në Paris me avion taksi. Sigurisht se paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin në universitet. I japin kuzhinierit të vet 500 mln lekë për librin e kuzhinës. Se i merr universiteteve 700 mln lekë në kundërshtim me çdo ligj, duke shkelmuar autonominë dhe çdo gjë”, shtoi më tej ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit