E premte, 18 Tetor, 2024

Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, arrestohet i riu nga Durrësi

Një 29-vjeçar nga Katundi i Ri në Durrës ka rënë në pranga pasi ka tentuar të përdhunojë një 23-vjeçare.

I riu me iniciale S. C. përfundoi në pranga pas kallëzimit në polici të 23-vjeçares pasi ky shtetas tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Sakaq, Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit