E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Rruga e Minierave të Bulqizës në gjendje të mjerueshme, jashtë çdo standardi

Kjo është rruga në të cilën kalojnë miliona Euro në vit. Bëhet fjalë për rrugën që të dërgon në Minierën e Bulqizës. Mijëra tona krom transportohen në këtë rrugë, e cila shfrytëzohet nga shumë subjekte që operojnë në këtë zonë.

Por siç duket, askush nuk po interesohet për ta patur aksin lehtësisht të kalueshëm jo vetëm nga mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë mineralin e kromit, por as për pasagjerët apo vetë pronarët e subjekteve që shkojnë tek puna e tyre.

Gjendja vazhdon e till që prej privatizimit të zonës më të madhe mineral-nxjerrëse në vendin tonë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, përgjithësisht hezitojnë të flasin, ndërsa ata që marrin guximin shprehen se për të përmirësuar gjendjen e kësaj rruge, duhet të investojnë ndoshta vetë subjektet minerare.

Të tjerë drejtues mjetesh shprehen se rrugën duhet ta rregullojnë instancat shtetërore apo pushteti vendor, përsa kohë paguajnë taksa./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit