E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Shakira e përlotur dhe ‘zemërthyer’ në këngës së re, vargjet mendohet se janë dedikim për Pique

Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka publikuar këngën e saj më te re me titullin “Monotonia”. Këtë herë ajo vjen në një  bashkëpunim me këngëtarin Ozuna dhe fansat kanë hedhur menjëherë dyshimet se kjo këngë është një dedikim për Pique.

Në tekst Shakira përmend narcizmin dhe qëndrimin e ftohtë të një burri. Në videoklip, ajo shihet duke ecur po ndonjë arsye nëpër një supermarket kur ndeshet me një dashuri të kaluar, i cili e qëllon në gjoks, duke i nxjerrë zemrën dhe duke i krijuar një vrimë të madhe.

Kënga ku kolumbiania shfaqet e përlotur nis me tekstin me frazën “Nuk ishte faji yt, as i imi”.

Më tej vazhdon “ishte faji i monotonisë. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte”.

Shakira dhe futbollisti i Barcelonës, Pique u ndanë pak kohë më parë, por ende nuk kanë treguar arsyet pse morën këtë vendim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit