Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij aktorin e njohur hollivudian me origjinë shqiptare Jim Belushi.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa foto nga takimi në zyrë. Bashkë me fotot kreu i qeverisë shkruan: “BLUES BROTHERS! Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel”.
Aktori me origjinë shqiptare që jeton në SHBA ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri dhe ka ndarë disa foto nga vendet që ka vizituar.
Ai njihet më së shumti për rolin në serialin “According to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Tëin Peaks” (2017)./btvnews.al