E premte, 22 Nëntor, 2024

Aksidenti tragjik në Greqi, mediat vendase publikojnë foton e 20-vjeçarit shqiptar që humbi jetën

Një aksident tragjik është shënuar dy ditë më parë në Greqi, ku viktimë mbeti një 20-vjeçar shqiptar.

Mediat vendase kanë publikuar sot foton e të riut, i cili u përplas me një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor.

Nga aksidenti mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i fuoristradës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Po ashtu lidhur me këtë aksident kanë folur dhe të afërmit e tij, të cilët shprehin dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

Klajdi ishte fëmijë emigrantësh, një i ri plot jetë, i guximshëm dhe luftëtar”, tha një afërm.

Prindërit e Klajdit jetonin në Alissos prej gati 30 vitesh. Një familje që e duan Greqinë si shtëpinë e tyre të dytë pas Shqipërisë. Klajdi ka një vëlla më të madh. Të dy ishin fëmijë të qetë, të mirë”, tregoi një tjetër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit