Një 32-vjeçari iu mor shpirti nga patrulla e Policisë së Shtetit.
Lear Kurti po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme, ajo që thotë policia, se nuk ndaloi. Por Lear Kurti nuk ishte i armatosur. Lear Kurti nuk po kryente asnjë vepër flagrante.
Në vendin ku u ndalua dhe në të gjithë zonën, kishte kamera të panumërta, me të cilat mund të identifikohej pa asnjë vështirësi.
Por pavarësisht nga këto, patrulla e policisë u vërsul drejt tij, e ndoqi dhe si përfundim e çoi të vdekur në komisariat.
Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij.
Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasje. Në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu.
Të supozojmë se këtij i ndaloi zemra vërtet, por për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32-vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin një gjë të tillë. Është përjashtim i të gjitha përjashtimeve. /btvnews.al