Policia në Itali ka vënë në pranga një çift shqiptarësh, burrë dhe grua rreth të 40-ave pasi dyshohet se planifikonin të shisnin lloje të ndryshme droge në zonat përreth.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e tyre autoritetet e policisë gjetën lloje të ndryshme droge që dyshohet se ishin të destinuara për shitje nga çifti shqiptar.
Po ashtu bëhet me dije se në banesën e tyre u sekuestruan 6 kilogram hashash, mbi 2 kilogram heroinë dhe rreth 250 gram kokainë, si dhe materiale ambalazhi, pajisje celulare dhe një makinë.
Dy personat e arrestuar tashmë janë në burg, ndërsa Prokuroria Publike u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe masat kufizuese të cilat më pas u miratuan kundrejt dyshes./btvnews.al