E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Europiani i peshëngritjes të moshave/ Ertjan Kofsha i katërti në shkëputje, por nuk klasifikohet në dygarësh

Në Kampionatin Europian të peshëngritjes për të rinj dhe U-23, Shqipëria përfaqësohet me 12 sportistë, por deri më tani ende nuk ka mundur që të futet në zonën e medaljeve.

Mesditën e djeshme në pedanë u ngjit Ertjan Kofsha, talenti i Shtërmenit, nga i cili kishte edhe pritshmëritë më të larta kombëtarja kuqezi e peshëngritjes.

Kofsha konkurroi në Baterinë A të peshave 81 kg për të rinj. Ai regjistroi 143 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur në vend të katërt.

Ndërsa në shtytje i dështoi të tria provat me 168 kg, e për rrjedhojë nuk u klasifikua dot në dygarësh.
Gjithsesi duhet thënë se Kofsha, vetëm 17 vjeç, garonte përballë kundërshtarëve që ishin 2 apo 3 vite më të mëdhenj në moshë se ai.

Një rezultat që nuk duhet ta demoralizoj peshëngritësin kuqezi, i cili do të ketë përpara gara të tjera të rëndësishme.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Kofsha u shpall kampion i trefishtë Europë për U17, event ku garonte me bashkëmoshatarë.

/PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit