Jordan Ozuna, e dashura e Karim Benzema, mori jo pak vëmendjen gjatë ceremonisë së Topit të Artë. E lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Maryland, më 1 janar 1990, para se të takohej me Benzema, kishte shpërndarë një video në TikTok, në të cilën zbulonte se ishte në terapi dhe po dilte nga nje marredhenie toksike.
Tashmë Jordan është padyshim shumë më mirë dhe në rrjetet sociale ndan kryesisht foto të trupit të saj mahnitës, por edhe një jetese të shëndetshme mes stërvitjes dhe dietës. Jordan Ozuna pëlqen kërcimin, tenisin dhe ndjek një program të kujdesshëm stërvitor për të mbajtur fizikun në formë të shkëlqyer.
Ajo që bën diferencën është edhe dieta e modeles, e bazuar mbi të gjitha te frutat dhe perimet. Por Jordanit nuk i mungon as vera, ndryshe nga Benzema, që konsumon lëngje natyrale frutash. Gjithsesi, çifti ndodhet në kulmin e dashurisë dhe po shijojnë në maksimum.