E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kosova vijon suksesin në sportin e xhudos, Nora Gjakova merr medalje të argjendtë

Xhudisja nga Kosova, Nora Gjakova, është renditur e dyta duke marrë medialien e argjendë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Komiteti Olimpik i Kosovës bën me dije se kampionia u ndal në finale nga jugkoreania, Mimi Huh, në kategorinë deri në 57 kg.

Po ashtu bëhet me dije se xhudistja Gjakova u është rikthyer garave pas 15 muajsh, pasi ka qenë e dëmtuar.

Nora ka si synim pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe këtë synim e nisi me arkëtimin e 700 pikëve olimpike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit