E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Mund të ishte secili nga ne, duhet të ngrihemi”, të rinjtë në Lezhë protestë për vdekjen e Lear Kurtit

Një protestë qytetare është mbajtur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Lezhës. Kjo protestë ka qenë një reagim për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, gjatë shoqërimit të tij në komisariat.

Të rinj të shumtë në numër janë mbledhur përpara komisariatit të qytetit, ku kanë ndezur qirinj dhe kanë zhvilluar homazhe për vdekjen e 32-vjeçarit.

Ata kanë kërkuar nga të gjithë që të protestojnë dhe kanë thënë se Leari mund të ishte secili prej tyre.

Sot protestojmë për vrasjen e Learit, ne jemi mbledhur këtu për të bërë homazhe për vdekjen e atij që u vra barbarisht nga policia. Nga kjo polici e cila është një polici e krimit. Mund të ishte secili nga ne në vend të Learit. Po mos të ngrihemi ne rinia, kush do ngrihet? Po mos të ngrihemi tani, kur do ngrihemi? Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë të protestojmë për këtë vrasje makabër”, tha një prej tyre.

Lear Kurti u arrestua në lagjen Don Bosko të kryeqytetit mbrëmjen e të mërkurës dhe shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat. Ai u transportua drejt spitali të Traumës, por mbërriti i vdekur aty./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit