E premte, 15 Nëntor, 2024

Rama u përgjigjet pedagogëve: Pagat tuaja janë rritur, të ministrave e deputetëve s’janë prekur prej vitesh

Kryeministri Edi Rama ka komen tuar sërish protestën e pedagogëve, të cilët prej ditësh po vijojnë bojkotin e mësimit dhe kërkojnë rritje pagash dhe rritje të fondeve për kërkim shkencor.

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me qytetarët, Rama tha sese rroga e pedagogëve është rritur më shumë se e të tjerëve.

Më tej shtoi se pagat e ministrave dhe deputetëve nuk janë rritur prej 9 vitesh që kur PS ka ardhur në pushtet dhe as ajo e kryeministrit, por sipas tij kjo rritje nuk do të ndodhë sa kohë që ai do të jetë në krye të qeverisë.

Por, nuk mund të ndahemi tek fakti që pedagogëve i është rritur rroga më shumë se të tjerët, më shumë se të gjithë të tjerët dhe të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë në këtë përpjekje, do të thotë njëkohësisht që të refuzojmë të pranojmë çdo lloj monstruoziteti, çdo lloj gënjeshtre, çdo lloj marrëzie dhe të futemi në vallen e të marrëve thjeshtë sepse vetëm janë disa njerëz të dëshpëruar që duan me çdo kusht të marrin pushtetin. 

Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave. Nuk janë rritur asnjëherë pagat e deputetëve. E nuk kanë për tu rritur, as paga e kryeministrit nuk diskutohet, sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë: Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që tja u rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, ne nuk kemi pse e rrisim pagën tone”, tha kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit