E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Vdekja e Lear Kurtit, qytetarët e Tiranës protestojnë tek Ministria e Brendshme dhe Kryeministria

Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit, teksa ishte duke u shoqëruar nga policia.

Të rinjtë kanë hedhur thirrje kundër ministrisë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Sipas tyre sot jeta nuk është më e sigurt, pasi policia nuk i mbron më qytetarët por po i vret. Po ashtu qytetarët kanë kërkuar dhe dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi.

Disa prej protestuesve kanë mbajtur dhe një fjalë në këtë tubim dhe më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, pasi sipas tyre dhe Edi Rama ka përgjegjësi për vdekjen e të rinjve në duart e policisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit