E premte, 22 Nëntor, 2024

“Vdiq në moshën më të bukur”, flet kushërira e shqiptarit që u vra në Londër: Ndërhyri për të mbrojtur shokun

Vrasja e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja në Angli ka marrë sërish vëmendjen e mediave vendase. The Standard ka intervistuar kushërirën e viktimës, e cila ka treguar detaje të reja nga jeta e të riut.

Kushërira e tij Violet Uka tha “ai jetonte në Londër prej 13 vitesh. Ai ishte një punëtor i palodhur. Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe e vranë. Ai është një njeri i guximshëm dhe i mirë se ndërhyri për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka lënë të gjithëve të mjerë. Na e mori Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij”.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar. Në spital po merr mjekim një 20-vjeçar i plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja e 27-vjeçarit ndodhi teksa i riu ndërhyri për të mbrojtur mikun e tij gjatë një grindjeje. Ai vdiq në sy të miqve të tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit