E premte, 15 Nëntor, 2024

VIDEO – Drama e emigrantit që u kthye në vendlindje për të investuar në vreshtari, nuk po gjen treg për shitje

Emigrantët që jetojnë në shtetet e huaja kanë vendosur që të investojnë edhe në vendlindjen e tyre, për të mos e harruar atë dhe me shpresën e rikthimit një ditë. Por investimi i bërë ka rezultuar i pasuksesshëm e kjo jo për fajin e tyre.

Një ndër ta është edhe Abdulla Kurti nga fshati Bërshi i Klosit. Abdullai ka investuar duke ngritur një vreshtari në tokën e tij. Por ashtu si gjithë fermerët e tjerë, edhe ai po përballet prej vitesh me mungesë të shitjes së rrushit.

Çmimi në treg i rrushit ka rënë ndjeshëm, ndaj dhe Kurti e sheh si të pashpresë. Në mungesë të shitjes kokërr të rrushit, Abdulla Kurti ka vendosur ta bëjë raki, por as ajo nuk po i shitet. Ai kërkon që shteti ta mbështesë.

Abdullai shprehet se edhe për ta kthyer për raki, e ka të vështirë pasi mungon fuqia punëtore.  Abdulla Kurti shton se pavarësisht situatës së krijuar dhe mungesës së mbështetjes, ai vetë një ditë do të rikthehet për të mos ikur më nga fshati i tij i lindjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit