Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Dy automjete, një tip “Benz ml” me targa AA385CL është përplasur me një mjet tip “Opel” me targa AA304HL në kryqëzimin e Savrës. Mjeti tip “Benz” hynte në autostradë ndërsa mjeti tip “Opel” vinte në drejtim të Lushnjës nga autostrada Fier-Lushnje.
Si pasojë e përplasjes katër persona janë lënduar, drejtuesi i ‘Benz”-it dhe tre të tjerë udhëtarë në mjetin tip “Opel”. Sipas dëshmitarëve, gjendja e të plagosurve është e mirë dhe të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore.
Kjo pikë e kryqëzimit të Savrës është ndër pikat e zeza në qarkullimin rrugor në Lushnjë dhe ka shkaktuar disa aksidente me humbje jete në të shkuarën