Kanye West duket se nuk e pranon divorcin nga Kim Kardashiam edhe pse ajo vijoi jetën e saj fillimisht duke u përfshirë në një lidhje me Pete Davidson e më pas me ndarjen edhe nga ky i fundit.
“Unë mund të jem i divorcuar në letër, por nuk jam i divorcuar nga ideja për të qenë mbrojtës i saj”, tha West, 45 vjeç, gjatë një interviste në “Piers Morgan Uncensored” të premten.
Ikona e hip-hop-it vazhdoi duke thënë se ai do ta dashurojë Kim Kardashian për gjithë jetën.
Kardashian, 42 vjeçe, e cila me Kanye katër fëmijë, North 9 vjeçe, Saint 6 vjeç, Chicago 4 vjeçe, dhe Psalm 3 vjeç, paraqiti kërkesë për divorc nga fituesi i “Grammy” në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë.
Pas ndarjes nga Kardashian, artisti ka qenë i përfolur për shumë romanca të tjera me yje të famshëm.