Sulmet ajrore kanë goditur infrastrukturën kritike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Rusia vazhdon të synojë rrjetin energjetik të vendit.
Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur dhe raportohen ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
Zyrtarët ukrainas thonë se shumë raketa ruse janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pothuajse një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.
Të shtunën, zyrtarët ukrainas thanë se “infrastruktura kritike” ishte goditur në rajonin Cherkasy, në juglindje të kryeqytetit Kiev. Një zjarr i madh është raportuar në afërsi të qytetit të Smila.
Ka pasur ndërprerje në Khmelnytskyi, më në perëndim. Sulmet ajrore dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar gjithashtu nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veri-perëndim.
Kompania ukrainase e shpërndarjes së energjisë tha se do të kufizojë furnizimin me energji elektrike në disa rajone, përfshirë Kievin.
Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se sistemet e saj të mbrojtjes kishin shkatërruar 18 raketa ruse të lëshuara të shtunën në mëngjes.
Shefi i shtabit, Andriy Yermak, thaë se Rusia shpreson të ndalojë çlirimin e territoreve të Ukrainës duke goditur objektivat prapa vijës së frontit. Por, shtoi ai, sulmet do të çonin në një përgjigje edhe më të fortë.