Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Ksamil. Policia në një njoftim për mediat sqaron se një automjet tip “Benz” që drejtohej na një 33-vjeçar ka përplasur një motomjet që drejtohej nga një 16-vjeçar.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit dhe një 9-vjeçar që po udhëtonte bashkë me të.
Të dy janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërsa drejtuesi i “Benz-it” është shoqëruar për në polici.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./btvnews.al