Qindra qytetarë nga Tirana kanë protestuar për të dytë herë për vdekjen e të riut Lear Kurti.
Fillimisht qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi dhe drejtuesve të policisë. Po ashtu ata kanë ndezur dhe qirinj në kujtim të Learit.
Më pas protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku dhe aty kanë bërë thirrje për dorëheqje. Edhe tek shkallët e Kryeministrisë, qytetarët kanë ndezur qirinj për Leart Kurtin.
Kjo protestë zgjati rreth një orë, më pas qytetarët u shpërndanë paqësisht duke mos u shkaktuar asnjë incident me policinë.
Më poshtë po ju sjellim disa foto të shkrepura nga reporterët tanë gjatë protestës./btvnews.al